Piratet shtyjne ultimatumin
Somali- Piratet somaleze shtyjne afatin e vendosur per pagesen e 10 milione dollareve ne kembim te pengjeve ne anijen ukrainase "MV Faina", e cila ka ne bord edhe sasi te medha armatimi. Shkak jane bere nderhyrjet e pronareve te mjetit lundrues, duke e kaluar situaten ne faze te re bisedimesh, per te rene dakord me grupin e 50 pirateve rreth pageses. Fillimisht ishte vete grupi qe prishi bisedimet pas nderhyrjes se disa personave te tjere te panjohur.
Mesohet se nuk eshte lene nje tjeter afat per lirimin e pengjeve, porse pritet nje marreveshje. Mes pengjeve ndodhet edhe nje marinar shqiptar i punesuar nga pronaret e mjetit lundrues. Pjesetaret e ekuipazhit kane qene 17 ukrainas dhe dy ruse, nderkohe qe mesohet se kapiteni ka vdekur pas nje ataku kardiak qe ka pesuar gjate sulmit nga piratet. Diten e djeshme nje luftanije amerikane i eshte afruar zones ku ndodhet mjeti lundrues, ndersa Gjiri Aden eshte kthyer ne nje oaz per piratet, qe kane marre peng edhe anije te tjera, kryesisht te misioneve humanitare dhe tregtare.
Forcat ushtarake somaleze ne zonen e Puntland kane zhvilluar per disa ore perleshje te armatosura, dy dite me pare me 50 piratet qe kane marre peng anijen "MV Faina". Tre te vdekur dhe kater te plagosur jane shenuar ne keto luftime sic raportoi agjencia franceze AFP, nepermjet te derguarve te saj ne terren. Dy nga viktimat jane pirate dhe nje i forcave ushtarake. Ende mister mbetet fati i shqiptarit qe gjendet si pjese e ekuipazhit, se bashku me 17 ukrainas dhe 2 ruse. "MV Faina" bente transportin e armatimeve nga Somalia per ne Kenia.
Piratet kane kercenuar se nese nuk behet pagesa, atehere mjeti do te fundoset se bashku me ta. Gjoba fillimisht ishte 35 milione dollare dhe me pas zbriti ne 20. Diten e diel u deklarua se kerkoheshin 10 milione USD pas negociatave, kurse afati i fundit ka qene mesnata e se henes. Por nderhyrja e pronareve, ka ndryshuar mendjen e grupit somalez.
Lufteanijet amerikane dhe nga vende te tjera po perpiqen qe t'i afrohen zones ku ndodhet anija "MV Faina" per te liruar pengjet dhe zmbrapsur piratet. Se fundmi 69 anije jane sulmuar nga piratet brenda nje viti ne ujerat somaleze. Me shume se gjysma e tyre jane liruar nepermjet pagesave. Gjiri i Adenit eshte nje prej rrugeve ujore me te frekuentuara dhe qe survejohet nga anijet e huaja te luftes.
NATO
NATO kishte deklaruar dite me pare se kerkohej patjeter nje nderhyrje ushtarake nga vendet e aleances ne kete zone, pasi situata paraqitej e jashtezakonshme dhe se piratet po sulmonin cdo mjet lundrues. Gjashte anije amerikane dhe shtate te NATO-s jane nisur drejt Gjirit Aden, per te vepruar.