E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, loje me "nervat" e Portugalise

Ne futboll gjithmone ka pasur surpriza. Trajneri holandez Ari Han dhe lojtaret e ekipit tone kombetar, pavaresisht humbjes zhgenjyese me Hungarine, po mendojne surprizen e radhes, ne ndeshjen e se merkures ndaj Portugalise. " Do te luajme ndaj Portugalise, jo si me Hungarine," deklaroi trajneri Han. Nga kampi i kombetares mesohet se Ari Han ka bere nje analize per ndeshjen me Portugaline dhe eshte menduar nje strategji, per te shmangur humbjen ne Portugali. Kombetarja shqiptare zhvilloi dje ne mbremje ne ora 20.40 (ora e Portugalise), ne stadiumin "Axe" te qytetit te Brages stervitjen e fundit, para ndeshjes se sotme."Shqiperia do te luaje e mbyllur ne mbrojtje, per te ndalur sulmin tone. Portugalise i duhet goli dhe fitorja, por duhet te tregohemi te duruar gjate ndeshjes," - u shpreh per mediat vendase mbrojtesi portugez, Ferriera. Sulmuesi i Portugalise, Nani thekson se ndaj kombetares sone do te sigurohet fitorja e munguar. "Do te jete e veshtire, por luajme ne shtepi dhe kemi perkrahjen e tifozeve tane. I kemi te gjitha kushtet qe te luajme lojen tone sulmuese dhe te shenojme mjaft gola. Duhet te tregojme futbollin tone", theksoi Nani, para ndeshjes se Brages. Optimizmi i sulmuesit te Mancester Junajtid eshte i larte: "Ne kemi lojtare qe kane kapacitetin e duhur per te bere diferencen", paralajmeroi Nani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›