Nafta, ulje modeste e cmimit
Tregu i karburanteve aplikoi nje ulje te lehte te cmimeve kete fillim jave, e cila eshte ende shume larg uljes se cmimeve ne tregjet nderkombetare. Nga vezhgimet e kryera ne pika te ndryshme te tregtimit te karburanteve, rezulton se cmimet kane pesuar ulje nga 5-7 leke per liter ne dy ditet e para te kesaj jave. Keshtu, te henen 1 liter nafte si dhe benzina, u shiten me 140 leke, ndersa 1 liter Euro Diezel, me 145 leke. Ndersa te dje1 liter nafte u shit me 140 leke, ndersa 1 liter benzine dhe 1 liter Euro Diezel me nga 145 leke. Specialistet e lidhin kete ndryshim ne cmimet e karburanteve me levizjet ne tregun nderkombetar, ku ditet e fundit nje fuci nafte eshte shitur me 80-83 dollare. Mirepo duke marre ne konsiderate uljen e nivelit te cmimit ne tregun nderkombetar, nje liter nafte ne tregun vendas nuk duhej te shitej me shume se, 115-120 per liter duke pasur parasysh edhe nivelin e taksimit te karburanteve ne vendin tone. Ne fillim te javes se kaluar, 1 liter nafte u shit mesatarisht me 145 leke, 1 liter benzine me 147 leke, ndersa 1 liter Euro Diezel me 152 leke. Lajmet se, ekonomia amerikane po peson recensionin me te madh ekonomik qe nga viti 1992 i kane shokuar edhe me shume bursat. Nga e gjithe kjo situate duket se, cmimi i naftes ka frenuar ritmet e "cmendura" te rritjes te vene re gjate gjashte mujorit te pare te vitit. Nje fuci nafte ne tregjet nderkombetare dje ka kushtuar vetem 92 dollare, nderkohe qe analistet lajmerojne se nese recensioni ne ekonomine boterore vijon cmimi i naftes do te shenoje ulje te metejshme. Agjencite e lajmeve nderkombetare njoftojne se, nga muaji qershor cmimi i naftes per nje barele eshte ulur ne me shume se, 45 per qind. Nga 145 dollare qe u shit ne fuci nafte ne muajin qershor, tani nuk shitet per me shume se, 80 dollare. Nderkohe qe ekspertet lajmerojne ulje te tjera te cmimit. Kriza qe po kalojne tregjet financiare nderkombetare eshte shtrire shume shpejte edhe ne ekonomine reale ne SHBA.
B.Hoxha
B.Hoxha