E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Spanjë të bindur për kalimin e Ronaldos tek Reali

Madrid - Në Spanjë të gjithë janë të bindur për një kalim të Kristiano Ronaldos tek kampionët e Realit të Madridit. Së fundmi, lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle El Mundo, e cila publikon se marrëveshja mes Realit dhe Mançesterit është arritur.

El Mundo publikon sot: “Reali i Madridit dhe Mançester Junaited kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Ronaldos në Madrid. Kalimi i tij pritet të bëhet në sezonin e ardhshëm”.

23-vjeçari fitues i “Topit të Artë” kërkohet prej Realit të Madridit që prej dy sezonesh, por skuadra angleze nuk ka pranuar asnjëherë të lërë të lirë portugezin. Gazeta citon fjalët e menaxherit të Realit, Pedro Trapote, i cili deklaron së është arritur një marrëveshje për lojtarin më të mirë.

I ngacmuar më tej nga gazetari, nëse bëhej fjalë për Roanldon apo jo, ai është përgjigjur: “Bëhet fjalë për më të mirin e të mirëve, dhe ai pa dyshim është Ronaldo. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse nuk është përcaktuar përfundimisht asnjë klauzolë. Për ne është një moment i mirë dhe nuk duhet ta lëmë të na ikë nga duart”.

Ronaldo në merkaton e sezonit të kaluar kërkoi edhe vetë me insistim të kalonte tek madrilenët, por drejtuesit e Mançesterit i mbyllën atij çdo rrugë që të çonte në Madrid. Klubi i kuq i kërkoi lojtarit të respektonte kontratën midis tyre, pa marrë fare parasysh të ardhurat që mund të merrte nga Reali i Madridit për shitjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›