E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vucinic dërgon Romën në çerekfinale

Roma ka e ka mposhtur Bolognan në Stadio Olimpico me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm të Coppa Italia për t'u kualifikuar më tutje në këtë garë. Golat e vonshëm të malaziasit Mirko Vucinic ua kanë mundësuar Giallorossëve të kalojnë në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Spalleti e filloi takimin në mungesë të kapitenit Francesco Totti dhe sulmuesit Mirko Vucinic, derisa Bologna nuk e inkuadroi golashënuesin më të mire në Serie A, Marco Di Vaio. Megjithatë, njëzet minuta pa përfunduar takimi, Spalletti e inkuadroi sulmuesin malazias, i cili ishte njeriu kryesor i Romës në takimin e të mërkurës mbrëma. Vucinic shënoi dy herë brenda tre minutash në portën e Bolognas (83' dhe 86'), për t'ia dhënë skuadrës nga kryeqyteti kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Në takimin tjetër të Kupës së Italisë, i cili është zhvilluar sonte në Artemio Franchi, Fiorentina është mposhtur nga Torino me rezultat minimal, 0-1. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rolando Bianchi (19'), ndërsa kjo humbje i kushtoi skuadrës së Cesare Prandellit me eliminim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›