E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Inzagi kaloi ekipin e Leonardos në epërsi në minutën e 12-të, por modestët nga kategoria e tretë barazuan gjithçka në minutën e parë të pjesës së dytë me anë të Gonzalez. Nëntë minuta para fundit është Flamini që shpëton kuqezinjtë, duke i kualifikuar në çerekfinale.Për t’u vlerësuar është loja e modestëve të Novarës, që arritën ta vënë në vështirësi Milanin . Përveç golit të barazimit, miqtë nga Seria C1 kishin edhe raste të tjera për të kaluar në epërsi. Verdikti i vërshëllimës përfundimtare: Milani në çerekfinale, por duartrokitjet janë për Novarën.  Milan 2 – 1 Novara, (Inzagi 12’, Flamini 81’ / Gonzalez 46’)Milan (4-3-1-2): Storari, Bonera (46’ Abate), Kaladze, Favalli, De Vito, Flamini, Ambrosini, Jankuloëski, Di Gennaro (67' Verdi), Inzaghi, Huntelaar. (Abbiati, Thiago Silva, Antonini, Gattuso, Zigoni). Trajner: Leonardo Novara (4-3-1-2): Fontana, Cossentino, Centurioni, Ludi (72' Lisuzzo), Gheller, Shala (83' Motta), Porcari, Tombesi (80' Juliano), Rigoni, Bertani, Gonzales. (Ujkani, Evola, Ledesma, Rubino). Trajner: TesserGjyqtar: CandussioKartonë të verdhë: Porcari (N)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›