Prifti “mat forcat” me Ramën: Ejani në debat publik
Prifti ka shkuar më tej, duke i kërkuar kreut të PS-së, Rama ose ekspertëve më të mirë të kësaj partie që të dalë në debat publik. “Zoti Rama zgjidh njeriun më të mirë që ke në stafin tënd dhe unë e ftoj të dalë me mua në debat publik, zgjidhni televizionin, studion dhe moderatorin dhe t’ju tregojmë të gjithë shqiptarëve se si kemi vepruar. Nëqoftëse nuk ke guximin të vësh përpara meje njeriun tënd më të mirë që të bëjë transparencë përpara të gjithë shqiptarëve atëherë pusho, mos shpif, mos trillo”, tha Prifti.Më tej, kreu i METE-s, tha kërkesa për dorëheqje do të pranohej vetëm nëse do ta kërkonte Berisha ose Meta. “Të drejtë ligjore e të drejtë morale për të kërkuar dorëheqjen time në detyrë kanë vetëm dy persona, njëri quhet Sali Berisha dhe është kryeminstri i vendit, dhe vetëm ai ka të drejtën ligjore dhe morale të gjykojë punën time se si e kam bërë dhe të kërkojë pastaj dorëheqjen, apo të më falenderojë për pun sic më ka falenderuar. Personi i dytë quhet Ilir Meta”- deklaroi Prifti.