E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana:Udhëtimi në Portugali na ka ndihmuar

Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka deklaruar se udhëtimi në Portugali me ekipin e Sunderlandit ka qenë pikërisht gjëja e duhur për të cilën kanë pasur nevojë lojtarët.
Menaxheri i Maceve të Zeza, Steve Bruce, e dërgoi ekipin e tij në një klimë më të ngrohtë në përgatitje për përballjen e fundjavës me Chelsean, pas motit të ftohtë që dominon në Angli.
"Mendoj se është diçka e cila vërtet mund të na ndihmojë neve të përgatitemi në kushte më të mira për ndeshjen kundër Chelseat. Ndonjëherë nuk është lehtë pasi të gjithë kemi familje dhe fëmijë dhe nuk duam t'i lëmë ata, por ne duhet të jemi në formë dhe të gatshëm pasi do të jetë vërtet një ndeshje shumë e vështirë këtë fundjavë".
"Morali në kamp është gjithmonë i mirë. Nuk ka qenë lehtë së fundi (me motin e keq), pasi ne të gjithë duam të luajmë, ne jemi profesionistë dhe gjithmonë duam të jemi në fushë", ka thënë Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›