E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Novaran- skuadrën e cila bën gara në Lega Pro Prima Divisione. Filippo Inzaghi i kaloi kuqezinjtë në epërsi (12') dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë (47'), Novara barazoi rezultatin, ndërsa golëshënues ishte Pablo Andres Gonzalez.
Fitoren Milanit ia siguroi mesfushori Mathieu Flamini në minutën e 81-të. Në çerekfinale, Milani do të ndeshet me fituesin nga përballja Udinese- Lumezzane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›