E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në krye të Serisë A pas 3 vjetësh

Milano (Start)- Kryesfida e kësaj jave në Serinë A, Milan-Napoli, është mbyllur me fitoren e kuqezinjve 1-0. Ndeshja i ka patur të gjitha cilësitë për t'u quajtur një ndeshje e madhe. Pas shumë vitesh mungese të këtij dueli në nivelet më të larta, Milani ka arritur të fitojë me shumë vuajtje me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë ka filluar me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku skuadrat ishin të vendosura për të kaluar përpara. Megjithë rastet për shënim dhe ritmin e shpejtë, ekipet nuk arritën të shënon dot në këtë pjesë. Para përfundimit të 45 minutave të para, Napoli duhet të luajë pjesën e mbetur me 10 lojtarë, pas daljes me dy të verdhë të Maxhios.

Pjesa e dytë do ta gjejë Milanin në sulm frontal, por Napoli mbrohet me “thonj” për të marrë një rezultat pozitiv. Milani i provon të gjitha, edhe penalltinë e humbur nga Kaka, dhe në të 86’ shpërthen “San Siron”. Një goditje dënimi nga e majta, e krosuar në zonë nga Ronaldinjo, mjafton të preket pak nga lojtari i Napolit, Denis, dhe topi përfundon në rrjetë. Ky autogol i Napolitanëve, i lejon Ronaldinjos vallëzimin e tij “samba” përpara tifozëve kuqezinj.

Milani me tre pikët në këtë supersfidë ngjitet në krye të klasifikimit, pas tre vitesh dominimi të kushërinjve të tyre zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›