Milani në negociata me brazilianin Ganson
Agjentët e mesfushorit të Santosit, Ganso, janë takuar me zyrtarët e gjigantit italian Milan gjatë të mërkurës, gjithnjë sipas njoftimeve të fundit nga mediat italiane. Sky Sport 24 pohon se vëllai i 21-vjeçarit dhe agjentët e dy kompanive që kanë në pronësi kartonin e Gansos, janë takuar me Adriano Galianin dhe Ariedo Braidan të mërkurën, takim ky i cili zgjati rreth një orë e gjysmë. Kjo lëvizje e Milanit vjen një ditë pasi Ganso deklaroi se ëndërron të luajë në Itali dhe pas spekulimeve se Interi kishte arritur marrëveshje për shërbimet e tij. Kartoni i Gansos besohet se peshon 35 milionë euro.