Kavani shpreson që Milani të mposhtet në derbi
Sulmuesi i Napolit, Edinson Kavani, shpreson që Interi ta mposhtë Milanin në derbin e nesërm, për ta bërë më të hapur garën për titull. Napoli, në anën tjetër përballet me Lacion këtë fundjavë dhe sulmuesi shpreson të përfitojë nga rezultati në derbin milanez. “Do të doja që Interi të fitonte në derbi, pasi ekipi i Leonardos do ta merrte kreun, por nuk do të ikte shumë dhe ne mund t’i arrimë duke fituar ndeshjen ndaj tyre. Është mrekulli të jesh zot i fatit tënd, a nuk pajtoheni? Me një rezultat tjetër, gjithçka do të varej nga Milani dhe rezultatet e tyre. Kjo është shpresa jonë. Titulli kampion është ëndërr. Interi dhe Milani janë më të fuqishëm. Ne duhet ta kemi parasysh lumturinë, freskinë dhe ta mbajmë mendjen e qetë. Ata duhet ta fitojnë titullin. Ne mund të jetojmë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Kavani.