E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ngre vlerat e disa talenteve te vendit tone

Milani sherbeu jo pak, per disa lojtare te kampionatit shqiptar. Ishin disa lojtare te kampionatit tone, qe paten mundesi te aktivizoheshin dhe te shfaqnin vlerat e tyre, ne fushe. Vila, Agolli, Pisha, Bakaj, Muzaka, Vila, Mocka dhe thuajse te gjithe te pranishmit ne fushe lane gjurme. Jo vetem menaxheret qe do t'i kene ne nje vemendje me te madhe, por edhe ne radhet e Milanit loja e tyre ra ne sy, teksa drejtuesit i pergezuan pas ndeshjes. Klodian Duro, nje nga futbollistet me me eksperience, per kuqezinjte pergezoi lojen e ekipit tone kombetar dhe theksoi se jane disa elemente te rinj qe do t'i sherbejne ne te ardhmen ekipit. "Jane disa lojtare, qe treguan veten ne kete ndeshje dhe do te perfaqesojne me dinjitet fanellen e kombetares sone. Ata zhvilluan nje ndeshje pozitive dhe treguan se kane vlera. Duhet te kene nje vemendje me te vecante. Jam i emocionuar nga loja. Rezultati nuk ka shume rendesi", - perfundoi Duro. Pervec Duros eshte aktivizuar nga minuta e pare edhe portieri Ujkani, Bulku, apo edhe Vangjeli. Nje loje te mire zhvilloi Bylykbashi. Gjithsesi, lojtaret tane qe luajne jashte njihen me mire dhe ishin futbollistet e kampionatit tone, ata qe lane me shume gjurme.

Vleresimi

Paraqitja e Hykes dhe golat e shqiptareve, Viles, Muzakes dhe Salihit kane marre lavderimet e trajnerit Bushati, pas ndeshjes. Trajneri i ardhshem i kombetares do te kete nje ide me te qarte tani se si duhet reformuar ekipi kombetar, para "Euro 2010".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›