Milani para nisjes, Berluskoni sulmon Ancelotin
Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti ne mengjesin e sotem, e nisi pak me shqetesim udhetimin drejt vendit tone, pasi u mesua me kritikat qe i kishte bere presidenti i klubit, Silvio Berluskoni. Kryeministri i Italise dhe gjithashtu presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i cili ishte i pranishem ne Shark El Sheik te Egjiptit, ne nje takim me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, i ngacmuar edhe nga gazetaret, theksoi se Milani meritonte titullin kampion, por faji i deshtimit i mbeti ne fund trajnerit. - "Ka nje rregull, drejtuesi ekzekutiv nuk i komenton asnjehere fjalet e presidentit, qe me teper kishin kuptime te ndryshme, ne gazeta te ndryshme," - theksoi Galiani. Ancoloti i eshte pergjigjur kritikave, para udhetimit drejt Tiranes, ku ne mbremje Milani zhvilloi nje ndeshje miqesore me ekipin tone kombetar. - "Une do te flas per te ardhmen, vetem pasi te jemi kualifikuar ne Ligen e Kampioneve. Ne do te kishim siguruar, nese do te kishim arritur nje fitore, ndaj Juventusit. Tani na duhet me shume se tre pike," - theksoi Karlo Anceloti. - "Inter? Kryesimi i tyre eshte i merituar. Ata e meritojne titullin. Edhe pse nuk kane luajtur me mire se ekipi yne, kane marre me shume pike," - deklaroi trajneri i Milanit, Karlo Anceloti.