Salihi pas golit: Ishte emocion i vecante
Sulmuesi i kombetares sone, Hamdi Salihi shenoi nje gol te shkelqyer, ndaj Milanit te madh dhe theksoi se ishte i privilegjuar qe luajti ne nje fushe me lojtare te klasit boteror. "Kur mesova se do te isha ne fushe ndal Milanit, u entuziazmova," - theksoi Salihi, "Ishte nje miqesore dhe ne ndeshje te tilla, ku luajne lojtare te medhenj gjithmone eshte kenaqesi te jesh ne fushe." Sulmuesi i Riedit nuk e kishte menduar golin. "E kisha menduar me te veshtire t'i shenon nje ekipi te madh si Milani dhe fakti qe realizova, ne prani te publikut me gezoi jashte mase. Ia dedikoj familjes sime dhe te gjithe njerezve qe besojne tek une", - vijoi me tej shkodrani i sulmit te kuqezinjve. Para miqesores me Portugaline, sulmuesi kryesor i ekipit tone kombetar vleresoi paraqitjen e disa lojtareve rinj ne fushe dhe lojen e kombetares sone. "Shpresojme qe te zhvillojne ndeshje te tjera pozitive, si me Portugaline, edhe me ekipet e tjera qe kane mbetur," - deklaroi sulmuesi kuqezi. Per Hamdi Salihin shenoi me koke golin e dyte ndaj Milanit, vetem pak dite pasi kishte shenuar edhe dy gola shume te rendesishem me Riedin, ndaj Matersburgut. Kur mbeten edhe pak dite nga ndeshja zyrtare e 6 qershorit ndaj Portugalise, sulmuesi kuqezi premton se do te shenoje nje gol tjeter.
Objektivi
Salihi ka shenuar 11 gola deri tani ne Austri. Ai theksoi se kete jave Riedi, do te luaje ndeshjen e sezonit, pasi ne rast fitoreje kualifikohet ne kupen UEFA. Tre jave para perfundimit te kampionatit austriak, shkodrani synon te shtoje numrin e golave.
Objektivi
Salihi ka shenuar 11 gola deri tani ne Austri. Ai theksoi se kete jave Riedi, do te luaje ndeshjen e sezonit, pasi ne rast fitoreje kualifikohet ne kupen UEFA. Tre jave para perfundimit te kampionatit austriak, shkodrani synon te shtoje numrin e golave.