E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia kroate

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së Irlandës, ka përfunduar në favor të ballkanasve, të cilët fituan me më lehtësi sesa që është pritur, 3:1.

Kroatët kanë kaluar në avantazh prej 1:0 me golin që e shënoi në minutën e 3-të Mandzukic, por Republika e Irlandës i barazoi shifrat në 1:1 gjashtëmbëdhjetë minuta më vonë nëpërmjet Ledger.

Por, reprezentacioni kroat riktheu avantazhin në minutën e 43-të, kur Jelavic shënoi për 2:1. Ndërsa, në minutën e 48-të kroatët ia dhanë goditjen tjetër irlandezëve, kur Mandzukic shënoi sërish për rezultat përfundimtar, 3:1.

Kështu, Kroacia mori primatin në Grupin C, dhe i rriti gjasat për kualifikim nga kjo fazë, pasi ndeshja tjetër mes Spanjës e Italisë ka përfunduar pa fitues, 1:1.

Grupi C

Spanja – Italia 1:1

R. Irlanda – Kroacia 3:1

Tabela

1. Kroacia 3

2. Spanja 1

3. Italia 1

4. R. Irlanda 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›