Ozil: Reali do ta thyejë hegjemoninë e Barcelonës
SPANJE- Reali i Madridit ka mbyllur fazën përgatitore në Amerikë dhe është rikthyer në Spanjë, ku do të zhvillojë edhe fazën e fundit në prag të nisjes së sezonit të ri. Gjigandët spanjollë janë përforcuar me pesë emra të rinj në merkato, duke synuar të thyejnë hegjemoninë e vendosur nga Barcelona në tre sezonet e fundit.
Një mision në dukje shumë i vështirë, duke parë që edhe katalanasit kanë përforcuar akoma më shumë një skuadër që mendohej perfekte. Për mesfushorin gjerman Mesut Ozil, gjërat këtë sezon do të ndryshojnë. “Synimi ynë është të fitojmë sa më shumë trofe, - deklaroi ai. – Skuadra është më e pjekur dhe gjatë kësaj periudhe e kemi ndjerë veten më të fortë. Do të luftojmë për çdo trofe”, tha Ozil.
Një nga temat kryesore në Madrid është ajo e brazilianit Rikardo Kaka, që me Murinjon nuk ka patur shumë vend në formacion. “Kaka është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, - thotë Ozil. – Kam raporte shumë të mira me të dhe ai është një lojtar që e ndihmon shumë ekipin”. Në lidhje me Nejmar, objektivi i fundit i Realit të Madridit, Ozil u shpreh se të gjithë lojtarët shpresojnë që ai të firmosë me këtë klub. Të mërkurën, madrilenët do të luajnë miqësoren e katërt verore, ndaj Hertës së Berlinit në Gjermani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ozil: Reali do ta thyejë hegjemoninë e Barcelonës