Skandali i trukimeve, Turqia shtyn startin e kampionatit
ANKARA- Turqia ka vendosur të shtyjë datën e fillimit të kampionatit për më 9 shtator, pas skandalit të trukimit të ndeshjeve që ka tronditur futbollin e këtij vendi. Arrestimi i presidentëve të disa prej klubeve më të mëdha të vendit e ka futur gjithë sportin turk në kaos.
“Superliga do të startojë më 9 shtator, ndërsa kategoria e dytë më 10 shtator”, tha kreu i Federatës Mehmet Ali Ajdinllar.
Ndërkohë, Gjykata Turke ka dërguar në burg 31 persona deri më tani, përfshi presidentin e Fenerbahçes, trajnerin dhe kreun e Beshiktashit si edhe zyrtarë e futbollistë të tjerë të njohur. Sezoni i ri futbollistik ishte parashikuar të niste për më 5 gusht, por gjithçka është shtyrë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)