"Milani po shkon mire, jam i kenaqur me skuadren"
Duket se ka nderruar mendje brenda dy javeve kryeministri italian Silvio Berluskoni, njekohesisht padroni i nje prej skuadrave me te medha boterore te futbollit, Milanit. Presidenti eshte i kenaqur qe skuadra e tij e ka ngushtuar diferencen me Interin ne krye te tabeles dhe puna e trajnerit Leonardo ka qene e mire. Deklaraten e ka bere vete Zevendespresidenti Adriano Galliani. "Ai me thirri dhe me tha se gjithcka po shkon mire, dhe se ai eshte i kenaqur me skuadren", u ka thene Galliani gazetareve. Kuqezinjte kane fituar nente pike ne tri ndeshjet e fundit dhe tashme jane vetem kater pike prapa liderit, Inter dhe nje pike para Romes. Kete fundjave, Milani do te ndeshet me Atalanten, ndersa Interi do ta kete kundershtar Udinezen.