E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri do i shtrengoje doren Brixhit

Superndeshja e Kampionatit Anglez per diten e sotme do te jete ajo qe zhvillohet ne Stamford Bridge mes Celsit dhe Mancester Sitit. Megjithese jane larg nga njera-tjetra me pike, ky takim pritet me mjaft interes per shkak te skandalit "sexgate" te mbrojtesit londinez Xhon Terri me Veronika Peronsil, te fejuaren e shokut te tij te ngushte, Uein Brixh. Dhe si per cudi, vendimit te Brixh per t'u terhequr nga kombetarja dhe te mos marre pjese ne Boterorin 2010 qe zhvillohet ne Afriken e Jugut, Terri i eshte pergjigjur me nje deklarate per mediat duke thene se do i jape doren ish-shokut te skuadres. Terri ka kerkuar te ule gjakrat pas skandalit qe e vendosi ne banken e akuzes, megjithese rregulloi marredheniet me bashkeshorten e tij Toni Pul pas takimit ne Dubai. Para ndeshjes Chelsea-Manchester City, kur te gjithe lojtaret do shtrengojne duart, syte e miliona shikuesve do jene te mberthyer tek dy lojtaret. "Natyrisht qe John do t'ua shtrengoje doren te gjithe kundershtarve. Eshte nje praktike rutine qe ndodh ne cdo ndeshje te Premier League. Nese Bridge do refuzoje, John nuk mund te beje asgje", pohoi zedhenesi i lojtarit.

KATEGORIA E PARE

JAVA XX, 27 shkurt 2010

Kamza-Elbasani

Turbina-Memaliaj

Luftetari-Burreli

Ada-Gramshi

Beselidhja-Partizani

Bylis-Skrapari

Sopoti-Bilisht Sport

Pogradeci-Lushnja (te henen)

RENDITJA

1 Bylis 47 pike

2 Lushnja 38

3 Elbasani 38

4 Ada 34

5 Pogradeci 32

6 Kamza 31

7 Partizani 29

8 Burreli 24

9 Luftetari 23

10 Bilishti S. 23

11 Gramshi 21

12 Beselidhja 21

13 Memaliaj 17

14 Turbina 15

15 Skrapari 12

16 Sopoti 10


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›