Aksidentet, përgjaken sërish akset kombëtare
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 19:00 në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk. Fëmija 9 vjeçar, Gani Katroshi është përplasur nga një furgon pasagjeresh me targa TR 44 11 E që drejtohej nga Julian Qarushi.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e Krujës duke filluar hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se furgoni ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Viktima ishte kthyer vetëm një ditë më parë në Shqipëri nga Italia ku jetonte prej vitesh së bashku me prindërit e tij.
Aksidentet automobilistike janë shtuar frikshëm ditët e fundit në akset kombëtare, duke shkaktuar çdo ditë vdekje të krahasueshme me një bilanc lufte.