FIFA vlereson paraqitjet e kombetares: Hapa perpara
Shqiperia, pas kater ndeshjeve te para ne grupin 1, sidomos me paraqitjet ndaj Portugalise dhe Suedise ka marre vleresime pozitive nga FIFA. "Shqiperia ben hapa te medhenj perpara"- ishte titulli i faqes zyrtare te FIFA-s. "Ari Han eshte duke futur cilesi nga futbolli holandez, sikurse po bejne edhe Gus Hidnik Van Basten dhe Leo Benhaker me ekipe e tyre, te kombetarja shqiptare, duke arritur rezultate premtuese", - shkruhet ne faqen e FIFA-s. Shqiperia arriti 5 pike, duke i ka hequr nga dy pike ne cdo ndeshje dy gjiganteve te futbollit evropian e boteror, Suedise ne Tirane (0-0) e Portugalise ne Brage (0-0). Duke lene menjane humbjen e pranueshme me Hungarine ne Budapest (2-0) e fitoren me Malten ne Tirane (3-0), duhet pranuar nje fakt i pamohueshem: trajner holandez Arie Han po ecen ne gjurmet e paraardhesit te tij, kroatit Oto Baric.
"59-vjecari, - sipas fifa.com, - arriti te beje per here te pare dy ndeshje rresht pa humbur ne startin e kualifikueseve te nje kompeticioni te madh. Ciniket e pane humbjen 2-0 ne Hungari si deshtim, por Han i la pa goje dyshuesit me nje barazim te madh, te jashtezakonshem jashte fushe me Portugaline": "Shqiperia eshte nje skuader e veshtire per kundershtaret. Kemi ndaluar Portugaline e Suedine."Shqiperia ndodhet ne kufirin e heqjes se imazhit qe e konsideron si nje nga ekipet e vogla ne Evrope", - citon fifa. Kualifikimi per ne turne te madh sic eshte vitrina globale ne Afriken e Jugut duke si enderr, sipas Skele ne nje interviste per fifa.com. "Natyrisht, - pohoi atehere Skela, - shume lojtare luajne ne ligat e medha. Ne kemi nevoje per eksperience".