Milani s’ka vdekur

Mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino i është kundërpërgjigjur kritikëve të ekipit pas fitores 3-1 ndaj Bolognas të shtunën.
Përforcimi i ri, sulmuesi Giampaolo Pazzini realizoi het-trik dhe Nocerino ka theksuar se Rossonerët do të vazhdojnë të paraqesin kërcënim për rivalët.
“Me rëndësi ishte të fitojmë. Mos na llogaritni të vdekur, kjo do të ishte një gabim i rëndë. Në të njëjtën kohë jemi duke u ngjitur, pasi nuk mund të bëheni fenomen brenda natës. Do të përmirësohemi dhe kjo vërehet me paraqitjet tona në fushë”, deklaroi Nocerino për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.