Veriu sfidon vendimin e Qeverisë, për patentë-shoferët serb

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se serbët e Kosovës duhet të pajisen me lejet e vozitjes të lëshuara nga autoritetet në Prishtinë, dhe se nuk do vlejnë ato që lëshohen nga strukturat paralele të MPB-së serbe.
“Pjesëtarët e SHPK-së në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin për lejet e vozitjes, sepse ata duhet të jenë në shërbim të popullit dhe nën juridiksionin e komunave ku punojnë në veri”, ka thënë Ivanoviq për agjencitë serbe të lajmeve.
Ai ka vlerësuar se Serbia duhet të ndërmarrë masa repciproke në lidhje me këtë vendim të Prishtinës zyrtare.
Prishtina zyratre ka probleme të vazhdueshme me komunitetin serbm, kryesiht atë në pjesnë veriore, meqë nuk prnaon të pajiset me dokumentet e lëshuara nga autopritete qendrore.
Një problem të ngjashëm ka pasur edhe me targat e automjeteve, një marrëveshje për të cilën çështje qe arritur në bisedimet e zhvilluara në Bruksel.