Përfundon dashuria: Maradona është një tradhtar
Buenos Aires - Vendimi i Maradonës për të mosthirrur Rikelmen në dy ndeshjet e radhës së Argjentinës ka rezultuar fatal për teknikun e përfaqësueses. Maradona cilësohet si një tradhtar nga tifozët e Boka Xhuniorsit, skuadër në të cilën ativizohet ylli argjentinas, Rikelme. Në ndeshjen kundër Arxhentinos Xhuniors, tifozët e Bokës kanë shfaqur zhgënjimin e tyre ndaj trajnerit të përfaqësueses, duke brohoritur në kor kundër tij gjatë gjithë takimit.
“Rikelme është idhulli i Bokës. Maradona është një idhull i harruar, është një tradhtar”, ishin thirrjet e tifozëve në stadium.
Një tjetër thirrje e tyre ishte: “Maradona është një turp, ai e ka braktisur Bokën. Maradona për Bokën është i vdekur.
Konflikti Maradona-Bombonera është përcjellë edhe në gazetat argjentinase, të cilat hapnin faqet e tyre kryesore me titujt: “Roman arrin t’i shënojë një gol Diegos”, “Boka mbështet Rikelmen, Maradona cilësohet si tradhtar”.