Milani udhëton sot drejt Parmës për të luftuar për titullin kampion të Seria A
Ekipi i Milanit ka udhëtar sot drejt Parmës për të luajtur ndeshjen e radhës së kampionatit të Seria A .Kuqezinjve i duhet një fitore për të vazhduar rrugën drejt titullit, kur janë 3 ekipe në garë dhe kanë ngelur akoma 9 javë deri në fund të kampionatit. Borrielo fillon sot takimin nga minuta e parë, duke zënë vendin e Inzagit, i mbështetur nga Ronaldinjo, Sedorf dhe Flamini në mesfushë. Ndërsa sulmuesi tjetër, Pato nuk do të jetë në këtë takim, dhe drejtuesit e Milanit janë të shqetësuar deri sa të mësohet se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet shkalla e dëmtimit, por mendohet dhe një mungesë për rreth një muaj, gjë që do sillte shumë probleme për këtë ekip, pasi ai është sulmuesi kryesor i saj.