Sejdiu mbylli vizitën në SHBA, kërkoi njohje të Kosovës
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka dhënë fund vizitës në SHBA. Në takimet përmbyllëse me ambasadorët e vendeve të El Salvadorit, Nigerisë dhe Namibisë në OKB, Sejdiu kërkoi që qeveritë përkatëse të njohin pavarësinë e Kosovës. Ai njohu bashkëbiseduesit me arritjet e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë dhe vlerësoi rolin e saj për stabilitetin në rajon. Presidenti kërkoi nga ambasadorët që qeveritë e vendeve të tyre të shqyrtojnë sa më shpejt mundësitë e marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës së pavarur.