E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, Vllaznia dhe Dinamo, tre sulme për një titullSpeciale e "Sport Ekspres" :Tirana, Vllaznia dhe Dinamo parë nga pikëpamja ofensive. Tre treshe interesante

Futbolli është sigurisht një sport ku gjëja më e rëndësishme është të shënosh. Më mirë se kushdo, në Shqipëri këtë e dinë tre skuadrat kryesuese. Tirana, Vllaznia dhe Dinamo besojnë realisht se forca më e madhe që kanë, është piëkrisht pjesa ofensive. Në secilën skuadër, në këtë repart luajnë nga tre futbollistë, të gjithë të denjë për të dalë kampionë.

Tirana – Rikthimi i Devi Mukës e ka detyruar trajnerin Kola që të provojë një skemë sulmuese me tre futbollistë. Sigurisht që kjo i shkon përshtat Kolës. Si ish-sulmues race ai i beson më shumë filozofisë ofensive se sa asaj mbrojtëse. “Ndonjëherë edhe mund të pësosh. Që të jesh i qetë duhet të shënosh”. Teoria e Kolës e detyron këtë të fundit që në vijën e parë të rreshtojë përgjithësisht Mukën, Xhafaj dhe Memellin. Nuk është e lehtë për ti bërë të funksionojnë. Mbi të gjitha, sepse Xhafaj dhe Memelli konsiderohen si pyka të vërteta. Pavarësisht asaj që duket nga jashtë, treshja ka gjetur një farë ekuilibri. Xhafaj është “më i interesuar” të niset nga krahët në drejtim të zonës, ndërkohë që Mellim punon shumë me shpinë nga porta. Muka sigurisht që ka detyrën më të vështirë. Përveç se duhet të shërbejë, ai është i imponuar të punojë edhe në fazën mbrojtëse dhe gjithashtu edhe të shohë portën. Një numër 10 klasik.

Vllanzia – Një treshe, e cila duhet ende kohë të marrë një formatim ekzakt është ajo e Vllaznisë. Jo sepse nuk ka kualitete, por sepse ka vetëm një muaj që është në “valle”. Ardhja e Sukajt e ka detyruar Sinanin dhe Boadunë të ndryshojnë pak nga stili i tyre i lojës. Diku ka funksionuar e diku jo. Megjithatë, nga pikëpamja cilësore janë tre futbollistë që do ti kishte dashur kushdo në ekip. Sinani njihet për eksperiencën dhe për golat e shumtë në kampionatin shqiptar, Sukaj është një talent që ka një forcë dhe një shpërthim impresionues, ndërkohë që Boadu është ndër të paktët e huaj që kanë ardhur këto vitet e fundit në kampionatin shqiptar dhe që ka gjetur respektin absolut të opinionit.

Dinamo – Kjo mund të quhet një treshe rinore. Trajneri Muça mes meritave më të mëdha te kjo Dinamo e re, ka edhe këtë. Pas një muaji “eksperimentesh” duke i alternuar Bakajn dhe Plakun, dhe duke mbajtur të fiksuar Sefën në vijën e parë, Muça ka gjetur ekuilibrin e nevojshëm. Dianmo e tij tani luan me tre vetë në vijën e parë. Ky mund të quhet një tridhëmbësh klasik. Plaku dhe Bakaj alternohen mrië mbrapa, ndërkohë që Sefa shërbehet më shumë. Dhe po shënon më shumë. Mund të jetë e nxituar, por hija e Pero Pejiçit që ishte përcaktues vitin e shkuar duket se tashmë është harruar.

Sulmet për kampionat

Këtu Tirana

Avantazhet

Eksperienca dhe forca në sulm. Memelli është një lojtar shumë potent, ndërkohë që Xhafaj sakrifikohet shumë. Nga mbrapa kanë një Mukë, i cili në një ditë të mirë shkakton përshtjellim.

Disavantazhet

Shpesh sulmi bie në nervozizëm. Humbin shumë raste nëse nuk i zgjidhin ndeshjet në 45 minutat e para. Duket sikur janë të ndarë nga psesa tjetër e ekipit.

Këtu Vllaznia

Avantazhet

Sukaj dhe Sinani janë të frikshëm përsa i përket kualitetit. Në çdo moment mund të “shpikin” diçka. Boadu gjithashtu i ndihmon pasi luan në të dy krahët.

Disavantazhet

Kanë vetëm një muaj që luajnë bashkë dhe sigurisht që duan kohën e tyre për tu ambjentuar me njëri-tjetrin. Sinani dhe Sukaj ndoshta duhet të sakrifikohen më shumë nëpër krahë nëse duan që mos kenë përplasje në zonë.

Këtu Dinamo

Avantazhet

Të rinj dhe tërë enregji. Sefa, Plaku dhe Bakaj janë në një moshë mesatare 23 vjeç, dhe sigurisht që kërkojnë të afirmohen sa më shumë. Plaku dhe Bakaj janë gjysëm sulmues dhe kjo e ndihmon skuadrën në ruajtjen e ekuilibrave.

Disavantazhet

Ndoshta vetëm mungesa e eksperiencës. Duhet parë kjo treshe në ndeshje të mëdha se si do të reagojë. Gjithashtu, e habitshme është përgjegjësia e madhe që po merr Sefa në sulm.

Rivalët, flasim pak për njëri-tjetrin

Xhafaj: Kam frikë Sinanin,por ne më të konsoliduar

Daniel Xhafaj, sulmues i skuadrës së Tiranës mendon se skuadra e tij ka sulmin më të mirë. “Kemi gjithë edicionin që luajmë bashkë, dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme harmonizimi. Ka pasur raste kur kemi qëndruar edhe në stol për të mirën e skuadrës dhe nuk kemi bërë fjalë. Rikthimi i Mukës na ka ndihmuar shumë. Jemi më argëtues aty përpara. Kemi provuar shumë në këto tre ndeshje të shënojmë, por goli ndonjëherë është edhe çështje fati. Mendoj se avantazhi kryesor i yni është fakti që kemi një skuadër solide mbrapa dhe mendojmë vetëm për sulmin. Vllaznia dhe Dinamo janë ekipe me sulmet më të mira. Më pëlqen që Vllaznia të mos ketë Sinanin ndërsa Dinamos do ti hiqja Plakun”.

Sukaj: Askush nuk bën dot aq mirë sa ne në Shkodër

Xhevahir Sukaj është i bindur se sidomos ai dhe Sinani janë dyshja ideale për Vllazninë. “Sulmuesit e Tiranës dhe Dinamos janë shumë të mirë, por në Shkodër them se sdo bënin dot aq mirë sa ne. Ne jemi shkodranë dhe në këtë pikë e njohim mirë mentalitetin. Përgjithësisht te ne, golat i shënon sulmi dhe kjo tregon forcat reale. Pastaj ne kemi një mesfushë shumë të mirë që na ndihmon shumë dhe nuk na lë që të punojmë shumë në fazën mbrojtëse. Kështu jemi më të përqëndruar dhe në rastet e para që na krijohen, ne arrijmë të bëjmë gola. Nuk është se kam zili ndonjë nga Tirana apo Dinamo. Nëse do më duhet të zgjidhja atë që do ti hiqja këtyre skuadrave, padyshim Mukën Tiranës, dhe Bakajn Dinamos. Dinamo ndihet qartë që është favorizuar shumë më Bakaj”.

E Merkure, 04 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›