E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani,marrëveshje të re për Gattuson

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se Milani do t'i ofrojë marrëveshje të re mesfushorit Gennaro Gattuso. 31-vjeçari italian nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në klub, nën drejtimin e trajnerit të ri Leonardo. Gattuso shumë rrallë luan prandaj ka deklaruar se do të largohet nga Milani. Por zëvendësëpresidenti i klubit thotë se ata janë të gatshëm t'i ofrojnë marrëveshje të re, me të cilën ai do ta mbyllë karrierën në Milani.
"Kurrë nuk e kam bërë këtë më herët, por e kam lutur Rinon të mbetet dhe ta vazhdojë marrëveshjen dhe ta përfundojë karrierën në Milan. Arritëm te një marrëveshje. Së pari Gattuso duhet të bëhet më i mirë, ndërsa pastaj do të takohemi sërish dhe do të flasim", ka thënë Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›