Milano, 4 shqiptarë në pranga për vdekjen e bashkëkombasit
Një natë pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në Milano, ku një 38 vjecar shqiptar humbi jetën dhe u plagosën dy të tjerë, karabinierët kanë vënë në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve italianë dhe 4 shqiptarë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të hetimit për gjetjen e autorit të krimit, por edhe pse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja policia nuk ka mundur ende të identifikojë vrasësin.
38 vjeçari Altin Avrami mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në
një lokal nate në Milano, ndërkohë që mbetën të plagosur një tjetër
shqiptar dhe një italian. Sipas informacioneve të mbledhura nga
dëshmitarët një grup shqiptarësh dhe një grup italianësh që ndodheshin
në një tjetër tavolinë të barit diskutuan ashpër mes tyre dhe shkak
mendohet te kenë qene vlerësimet drejtuar vajzave me të cilat
shoqëroheshin. Diskutimi verbal degjeneroi në sherr dhe më pas një prej
shqiptarëve dhe një prej italianëve nxorën pistoletat dhe filluan të
qëllonin në drejtim të njëri- tjetrit. Si pasojë Avrami u qëllua në
gjoks, në lartësinë e zemrës, shqiptari tjetër identiteti i të cilit nuk
dihet ende në krah, ndërsa një prej italianëve në dorë.
Dëshmitë e mbledhura nga pjestarët e grupeve janë të kontradiktore.
Shqiptarët ua hedhin fajin për ngjarjen italianëve dhe e kundërta.
Ndërkaq policia vazhdon hetimet për të zbuluar se nga pistoleta e cilit
person doli plumbi që i mori jetën shqiptarit Altin Avrami