Brukseli ngrin fondet për arsimin në Maqedoni
SHKUP- Zyra e BE-së është e alarmuar për rastin e shpërdorimit të findeve të destinuara për arsimin në Maqedonidhe. Be po intensifikon hetimet se çfarë ka ndodhur me 260 mijë eurot e ndara për arsim dhe kulturë nga fondet e Bashkimit Evropian. Dyshimet e para janë se drejtori Nelovski i ka tërhequr paratë nga këto fonde në llogari të shoqatës joqeveritare, themelues i së cilës është vetë ai, ndërsa tani udhëhiqet nga familjarët e tij më të ngushtë. Organizata e dytë që ka tërhequr fondet është e dyshuar gjithashtu organizata “Qendra rinore kreative” nga Velesi, themelues i së cilës është miku i ngushtë i drejtorit Nelovski. Gati 68 projektet e ndara deri tani janë shfrytëzuar dhe keqpërdorur nga organizata të afërta me drejtorin e Agjencisë qeveritare për programe arsimore dhe mobilitet. Boshko Nelovski është gjithashtu anëtarë i komitetit ekzekutiv të forcave rinore të VMRO-DPMNE-së. Pas këtyre keqpërdorimeve Brukseli ka ngrirë këto fonde për Maqedoninë, ndërsa zyra e BE-së po kryen revizionin e ndarjes së parave dhe se do të bëhen publike të gjitha keqpërdorimet që do të zbardhen. Akuza për këto keqpërdorime janë shprehur edhe nga partitë opozitare, të cilat theksojnë se këto veprime kriminale dëmtojnë imazhin e vendit karshi Bashkimit Evropian.(ina/BalkanWeb)