Vendimi i KE, Dade: Topalli, diversion ndaj opozitës. Reagon Kuvendi
Partia Socialiste akuzoi Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli per diversion ndaj opozites dhe qe sipas Arta Dades, ajo qe ndodhi ne Asamblene e Keshillit te Evropes me ngrirjen e kredencialeve te delegacionit shqiptar, demton imazhin e vendit.
"Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës edhe njëherë na jep
leksione demokracie për maxhorancën shqiptare. Në demokraci politikat me
inat dhe politikat e diversionit nuk ka sesi funksionojnë. Përkundrazi
ato dëmtojnë imazhin e vendit dhe znj. Topalli mëse njëherë e ka kryer
këtë detyrë më së miri dukë dëmtuar imazhin e vendit. Ajo i është kthyer
politikave të diversionit me opozitën, duke shkelur njëherazi
rregulloren, jo vetëm të Parlamentit të Shqipërisë, por edhe rregulloret
e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Konstatimi sipas
medias se delegacioni shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Europës është një
mësim tjetër që mazhoranca duhet ta marrë. Për këtë arsye, ne do të
vazhdojmë protestat në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të vlerave
europiane që shqiptarët aspirojnë", tha Arta Dade, PS.
Por zedhenesja e Kryetares se Kuvendit deklaroi se deri ne verifikimin e
kredencialeve, Islami ka te drejte te jete anetar i delegacionit te
Shqiperise.
"Deri në momentin e verifikimit të kredencialeve, zoti Kastriot Islami
ka të drejtë të ushtrojë të gjitha atributet si pjesëtar i Delegacionit
të Asamblesë së Këshillit të Europës. Proçedurialisht është shfrytëzuar e
drejta e Rregullores, që kur dikush ngre çështje për verifikim
mandatesh, kjo kalon automatikisht në Komisionin e Rregullores. Kuvendi
ka zbatuar ligjin dhe Rregulloren dhe mandatet e deputetëve të
Delegacionit Shqiptar në Asamblenë e KE-së, janë krejtësisht legjitime",
beri te ditur Suela Ruseti, zedhenese e Kryetares se Kuvendit.
Kuvendi thote se ka zbatuar regulloren, ndersa nuk ka bere asnje koment
per ngrirjen e kredencialave te delegacionit te Shqiperise ne Asamblene e
Keshillit te Europes kete te hene ne Strazburg.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 janar 2010 )
< I mëparshmi