E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano Berisha ne ekspoziten kushtuar Nene Terezes

Ne perfundim te vizites se tij ne Milano ku mori pjese ne Forumin Ekonomik Shqiperi - Itali Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishem pasditen e djeshme ne ceremonine e celjes se ekspozites kushtuar Nene Terezes. Ekspozita u cel ne pallatin Marino me nisme te fondacionit Nene Tereza i drejtuar nga zonja Liri Berisha dhe e mbeshtetur nga Bashkia e Milanos. Pas ceremonise ne nje prononcim per mediat e pranishme Kryeministri Berisha vleresoi se Nene Tereza me forcen e shpirtit ia ka dale te hyje dhe te operoje ne nje hapesire ku te gjithe kishin deshtuar mjekesia familja dhe Kisha. Me tej Kryeministri u shpreh se Nene Tereza me shembullin e saj ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem sepse kur ajo kuronte lebrozet per njerez te lene nga te gjithe ishte urdhri i saj qe operonte ose i vinte ne ndihme atyre. Urdhri i Nene Terezes - u shpreh Kryeministri - beri nje pune te jashtezakonshme sepse u ka sherbyer qeverive dhe mjekesise per te mos munguar ne keto situata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›