Qeveria eliminim formave te diskriminimit ndaj gruas
Ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Berisha u ndal edhe tek vendimi Per aderimin ne Konventen per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Grave duke e cilesuar si nje nga ceshtjet me themeloret te lirive dhe te drejtave njerezore.Kryeministri Berisha tha se lufta ndaj cdo forme te dhunes ne familje eshte nje detyrim moral e ligjor. Ai kerkoi qe cdo ministri te nxjerre detyrat permanente nga plani i veprimit qe eshte i bazuar ne kete konvente me qellim qe ky problem serioz te trajtohet me seriozitetin e duhur. Kryeministri kerkoi qe qeveria dhe te gjitha institucionet te percaktojne te gjitha masat te ndertojne te gjitha praktikat e strategjite duke mbajtur nje qendrim te drejte mbi barazine qe ekziston midis nenes dhe babait motres dhe vellait burrit dhe gruas vajzes dhe djalit. E kjo duhet te jete nga objektivat me te rendesishem e me te domosdoshem te qeverise dhe shoqerise shqiptare. Duke hequr keshtu cdo lloj koncepti se familja eshte keshtjella ime dhe brenda keshtjelles une bej cte dua. Duke vleresuar Ban Ki-Moon per krijimin e grupin e udheheqesve kunder dhunes ne familje kryeministri u shpreh se i ka kthyer pergjigje se aderon me kenaqesi ne kete grup. Qeveria dhe te gjitha institucionet duhet te percaktojne te gjitha masat aq me teper ne qe po ecim me shpejtesi drejt niveleve te reja dhe jemi te vetedijshme per kete problematike qe ekziston. Ne themel cdo qendrim duhet te frymezohet nga barazia qe ekziston midis nenes dhe babait motres dhe vellait burrit dhe gruas vajzes dhe djalit. Mbi kete baze ne duhet te ndertojme te gjitha praktikat dhe strategjine tone. Z. minister kjo perben nje nga objektivat me te rendesishem me te domosdoshem te qeverise dhe shoqerise shqiptare - deklaroi z. Berisha.