Tahiri: Berisha po e fut vendin në qorrsokak

Deputeti Saimir Tahiri tha se kryeministri po e fut vendin gjithnjë e më shumë në qorrsokak.
“Pas lajthitjes së Saliut që të gjithë pamë e dëgjuam ditën e hënë në parlament, sot ky njeri foli përsëri për lajthi e për kumbulla, për zana nëpër male të mbuluara me dëborë, por përsëri nuk tha asnjë fjalë për zgjidhjen e krizës, të cilën shqiptarët e presin me padurim”, theksoi ai në konferencën për shtyp.
Tahiri shtoi se Partia Socialiste është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që kryeministri po i bën shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë. /S.Ll/Start/
2011-01-19 13:45
[