E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana merr Pezon le Plakun... Abrahami ne stand by

Bardheblute pas shume perpjekjesh siguruan sherbimet e Pezos. Abrahami u pa dje ne qendren stervitore te Tiranes Skender Halili

Pasi i kane dhene fund aventures 10-ditore ne Turqi ku kane zhvilluar nje faze pergatitore me te gjitha kushtet optimale drejtuesit e skuadres se Tiranes kane ngaterruar perseri letrat ne tavoline duke coroditur merkaton.

Pezo vishet bardheblu

Ne ditet e para te janarit Refik Halili zyrtarizoi blerjen e pare te madhe. Bardheblu u vesh nje lojtare i kombetares Gilman Lika. Per 140 mije euro qe do ti marre per dy vite mesfushori shkodran la Turqine dhe pranoi qe te mbronte ngjyrat e Tiranes. Pas kesaj blerjeje presidenti Halili me qellim qe te perforcoje edhe me shume ekipin u nis drejt Kroacise. Arsyet e udhetimit ishin dy Ervin Bulku dhe Toni Pezo. I pari me keqardhje pranoi se edhe per nje vit donte te luante me Hajdukun e Splitit nderkohe qe per te dytin gjithcka mbeti pezull. Deri diten e djeshme me sakte pasi palet gjeten dhe akordin. Keshtu mesfushori kroat pas eksperiences qe pati tek Tirana dy vite me pare do te riveshe perseri fanellen bardheblu.

Fundi i telenoveles Plaku

Po dje i erdhi fundi edhe telenoveles Plaku. Lojtari ne fjale kerkoi kete muaj kerkoi qe te largohej nga klubi i Tiranes me qellim qe te kalonte tek Flamurtari klub qe e ka kerkuar prej nje viti e gjysme por ankesa nuk u pranua nga Komisioni i Disiplines qe e la bardheblu. Keto ngjyra lojtari nuk donte ti vishte me dhe pikerisht dje gjeti akordin me presidentin e Tiranes per tu ndare. Keshtu qe ne ditet ne vazhdim pritet qe Flamurtari te zyrtarizoje partnerin e sulmit te Xhafes qe me shume mundesi do te jete Plaku.

Abrahami

Per sa i perket mbrojtesit me ngjyre Abraham gjithcka duket se eshte ne stand by. Lojtari ne fjale kerkohet si nga Vllaznia ashtu edhe nga Elbasani por vete futbollisti duket se ka qellime te tjera. Shtatshkurtri u paraqit dje ne kompleksin stervitor te Tiranes Skender Halili dhe mendohet se mund te jete nje perforcim i mire per 24 here kampionet e Shqiperise. Edhe vete tekniku Dede i pyetur per nje kalim te tijin tek Tirana tregoi se mirepret cdo lojtar qe mund te rrise forcen e ketij klubi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›