Projekti restorant piceri ne Hene

Rrjeti i dyqaneve të picave ka planifikuar të tejkalojë kufijtë, duke ndërtuar restorantin e parë në hënë. Dega japoneze, e firmës "Domino" propozoi krijimin e një linje në satelitin e Tokës, si përshkallëzimi i fundit në luftën për publicitetin e picave, thotë Daily Telegraph.
Firma konkurruese e saj, "Hut" shkon më larg, në krijimin e një restoranti për astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Ndërsa firma tjetër, Maeda Corp, planifikon krijimin e një restoranti në formë kubi në sipërfaqen e hënës. Kompania ka vlerësuar të gjithë projektin i cili shkon në 13.4 miliardë dollarë, nga të cilat 4.5 miliardë do të duhen për të transportuar materialet dhe ekipin e picajolëve në hënë me rreth 15 raketa.
Të prirur për të përdorur burimet lokale, përfaqësuesit e "Domino"-së thonë se do të mbajnë një kosto të ulët, duke përdorur depozitat minerale në hënë. Sipas projektit do të jetë jetë një kub dykatësh, me një diametër 26 metra, dhe me themele celiku dhe një zonë për të përgatitur pica. Stafi duhet të jetë i nevojshëm për të jetuar në lokal. "Ne kemi filluar të mendojmë për këtë projekt vitin e kaluar, megjithatë ne ende nuk e kemi përcaktuar se kur mund të hapet restoranti", thotë zëdhënësi i firmës "Domino", Tomohide Matsunaga. "Në të ardhmen ne parashikojmë se do të jetojnë shumë njerëz në hënë, astronautët që do të punojnë atje dhe më vonë ndoshta dhe banorë të hënës".