E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e domateve!

Rrëke e lëngut të domateve rridhte sot nëpër rrugët e Spanjës. Në qytetin Bunol, në afërsi të Valencias, u organizua festivali tradicional Tomatina, në të cilin pjesëmarrësit godasin njëri -tjetrin me domate.

Masa e madhe prej dhjetëra mijëra njerëzve u mblodh në rrugët e qytetit dhe sheshin kryesor, duke shpenzuar 120 tonelata për ta gjuajtur njëri- tjetrin.

Larja në lëngun e domateve për banorët lokalë dhe vizitorët e këtij festivali është një kënaqësi e vërtetë, ndërsa festivali, tash e 50 vjet mbahet të mërkurën e fundit të muajit gusht.

Lufta e parë me domate u mbajt rastësisht më 1944, gjatë një maskenballi. Një grup të rinjsh, të cilët dëshironin të merrnin pjesë në paradë u grindën ndërmjet tyre dhe filluan të godasin njëri-tjetrin me domatet që i morën në një dyqan aty afër.

Policia ndali luftën me perime dhe detyroi të rinjtë të paguajnë dëmin që kishin shkaktuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›