E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd i pafuqishëm, humb 3-0 nga Newcastle

Kampioni i Premierligës Manchester United e nisi vitin 2012 ashtu si e përfundoi 2011-ën, me humbje.

Skuadra e Sir Alex Fergusonit pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshme dhe gjithsejtë të tretën në këtë edicion duke u mundur në udhëtim te Newcastle United me rezultat 3-0.

Vendasit nga St James Park kaluan në epërsin në minutën e 33-të nëpërmjet sulmuesit Demba Ba, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e takimit. Atëherë kur pritej që Manchester United të rikthehej në lojë, ndodhi e kundërta, Newcastle shënoi sërish në minutën e 47-të. Yohan Cabaye realizoi nga goditja e lirë.

Ekipi nga Old Trafford ishte i pafuqishëm në vazhdim ndërsa për të thelluar disfatën e skuadrës së tij u përkujdes mbrojtësi Phil Jones i cili realizoi autogol në minutat shtesë. Me këtë humbje, Manchester United bie në tri pikë prapa liderit Manchester City që pas 20 xhirosh ka tubuar 48 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte, Bolton Wanderers fitoi si mysafir i Evertonit me rezultat 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›