E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, ngushëllime familjes Xhindi. Leskaj: Të zbardhet ngjarja

Pas deklaratës së Ramës për zbardhjen e autorëve të vrasjes së deputetit Xhindi, i bashkohet dhe deklarata e kryetares së grupit kuvendor socialist Leskaj, e cila u ka kërkuar organeve të policisë e Prokurorisë të zbardhin ngjarjen. 

ROSKOVEC- Kryetaria e grupit parlamentarë socialist, Valentina Leskaj i ka kërkuar organeve të policisë së shtetit dhe Prokurorisë që të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen mbi vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi. Deklarata u bë gjatë një vizite ngushëllimi që grupi kuvendor socialist ka bërë në familjen e deputetit të vrarë në Roskovec të Fierit.
Sipas Leskaj, ky grup i qëndron deklaratës së Kryesocialisti Rama për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve të kësaj vrasjeje e cila është tepër e rëndë.

“kjo ka qenë një humbje jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e zonës dhe për parlamentin shqipatrë. Pëqrsëris edhe njëherë deklaratën tonë kërkojmë që shteti të veprojë me të gjithë intensitetin dhe me të gjitha instrumentat për të zbardhur të vërtetën. Drejtësia duhet të vihet në vend. Kjo është një ngjarje shume e rëndë, ashtu edhe për parlamentin i cili po mbyllet me një vrasje. I qëndrojmë deklaratës së zotit Rama, që çështja duhet të zbardhet”- u shpreh Leskaj.

Kunati i deputetit Xhindi, Late Fariaj në emër edhe të familjarëve bën thirrje për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje, “nëse shteti nuk e zbulon krimin, atëherë bashkëpunëtorë në krim është ai shteti”- tha Fariaj.

Pyetjes se nëse do të ketë ndikim kjo vrasje në fushatën elektorale Leskaj i është përgjigjur, “të shohim rezultatet e hetimit”.

Grupi parlamentarë socialist ka ngushëlluar familjen e deputetit socialist të Roskovecit, ku shtëpia ka hapur dyert për ngushëllime që pas mbrëmjes të së shtunës ku deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi u qëllua me armë zjarrin pragun e shtëpisë së tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›