E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trojka" nis inspektimin në Greqi

Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Athinë për të verifikuar gjendjen aktuale të planit të masave.

Të hënën nis edhe inspektimi i “Troikës” në Greqi, për të vëzhguar më nga afër situatën financiare, ndërkohë që në vend janë paralajmëruar një sërë protestash kundër masave drastike të ndërmara nga qeveria.

Misioni i ri i këtij delegacioni, ka për detyrë të kontrollojë e të vëzhgojë reformat në sektorin shëndetësor dhe fondet për pensionistët, për situatën në financat publike, për luftën kundër evazionit fiskal dhe për pagat në sektorin publik dhe në atë privat.

Grupi i ekspertëve të Bashkimit Evropian, Bankës Qëndrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar me misionin e tyre në Athinë për kontrollin e reformave në Greqi, duhet të japin miratimin për pagesën e këstit të ardhshëm nga kredia për vendin ballkanik me vlerë prej 15 miliardë eurosh. Ekspertët e trojkës do të jenë në Greqi deri më 11 shkurt.
 

Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu javën e kaluar vlerësoi se nuk ka rrezik të anulimit të akordimit të këstit të ardhshëm, pasi shteti arriti të plotësojë pjesën më të madhe të objektivave buxhetore. Në maj të vitit të kaluar, Greqia nënshkroi memorandum me BE-në, Bankes Qqenrore Europiane dhe FMN-në sipas të cilit, shtetit i ishte akorduar kredi me vlerë prej 10 miliardë euro për dalje nga kriza debitore
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›