E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miley, me influencë më të keqe në botë

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 16:31

Miley Cyrus është votuar si njeriu VIP me influencën më të keqe në botë gjatë vitit 2010.

Këngëtarja dhe aktorja 18 vjeçare është renditur prë të dytën herë në këtë vit në ueb-faqen e AOL-së, jsyk.com (Just So You Know) — një ueb-faqe që ka kryesisht klient të moshës 15 vjeçare – duke marrë 58 për qind të votave nga 99 000 vota sa kanë qenë krejt.

Edhe pse nuk ka ndonjë arsye se pse Miley e ka marrë këtë nder për herë të dytë, thuhet se ajo ka pasur një video kontroverse në internet që e ka paraqitur këngëtaren e hitit “Last Song” duke thithur marjuhanë, e cila ishte postuar nëpër faqe të ndryshme.

Vizitorët e kësaj ueb-faqe e kanë kritikuar atë për zgjedhje të “këqija” që bën. “Vetëm pse është ilegale nuk do të thotë se duhet të pimë birrë”, thuhet në këtë ueb-faqe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›