E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës "nuk garanton demonstratën"

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:12

Policia e Tiranës në një njoftim për shtyp bën me dije se nuk mund ta garantojë mbarëvajtjen e tubimit të thirrur për të premten nga opozita si një demonstratë homazh për tre të vrarët e demonstratës së një jave më parë.

Në përgjigje të kërkesës se opozitës, policia e quan rrezik për sigurinë kombëtare demonstratën e të premtes ndërsa drejtuesit e opozitës thonë se ajo do te jetë e qetë, e heshtur dhe me lule.

Ata i bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të mos bien pre e ndonjë provokimi të mundshëm.

Ndërkaq kryeministri i vendit, Sali Berisha i kujtoi sërish kreut të opozitës Edi Rama se "nuk duhet të provojë një tjetër grusht shteti," siç e quan ai demonstratën e një jave më pare, "sepse përgjigja do të ishte fatale".

Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëri thirrje për pezullimin e të gjitha tubimeve. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›