E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliardat e Premier League, Platini mbeshtet Blatter

Presidenti i UEFA-s ka nenvizuar se futbolli eshte nje loje popullore, pasi bazohet ne identitetin e tij.

“Prania e shume pronareve te huaj ne Premier League rrezikon identitetin e futbollit”. Me kete deklarate, kreu i UEFA-s, Michel Platini i eshte bashkuar mendimit te kreut te FIFA-s, Sepp Blatter, i cili kerkoi nderhyrjen e BE-se per te frenuar deshirat e manjateve te huaj per te shtene ne dore klubet e Premier League.

Presidenti i UEFA-s ka nenvizuar se futbolli eshte nje loje popullore, pasi bazohet ne identitetin e tij. Platini ka kritikuar gjithashtu edhe klubet angleze per ceshtjen e transferimit te lojtareve te mitur.

Diten e djeshme, Blatter sulmoi investitoret e huaj ne Premier League, duke kerkuar norma me te rrepta qe te ndalojne “cmendurite” qe ata kane ne koke. Kerkesa i eshte bere Bashkimit Europian, me te cilin, Blatter u perplas pak kohe me pare, rreth idese per kufizimin e te huajve ne skuader. Shefi i FIFA-s duket shume i shqetesuar nga invazioni i miliardereve drejt Premier League.

“Dicka duhet te bejme per te kontrolluar keta pronare. Tani mund te blihet shume lehte nje shoqeri futbolli, njelloj sikur je duke blere nje fanele. Ka dicka shume te gabuar ne kete mes dhe i kerkoj Komisionit Europian te nderhyje sa me shpejt”, u shpreh Blatter ne vija te pergjithshme, duke mos dhene asnje zgjidhje konkrete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›