E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët antiligjorë!

Shkak është konflikti midis Kryeministrisë dhe Presidencës, konflikt i cili ka lënë pezull emërimet e reja në diplomaci.

Përveç se në disa ambasada tashmë nuk ka ambasador, por vetëm të ngarkuar me punë, edhe në një sërë
ambasadash të rëndësishme, ambasadorëve po iu mbaron mandati.

Rasti është i ambasadorit tonë në NATO, Artur Kuko, i emëruar në këtë post në vitin 2007, apo ambasadorja në Bashkimin Evropian, Mimoza Halimi, të cilët po qëndrojnë në detyrë jashtë afateve ligjore. Mandati i ka përfunduar edhe ambasadores së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Margarita Gega, e cila është emëruar në këtë detyrë që në vitin 2007.

E njëjta situatë është edhe në një sërë ambasadash, si në Francë, Slloveni, Kroaci, apo edhe në Zvicër, ku ambasadori Mehmet Elezi, qëndron në këtë detyrë që nga viti 2005. Emërimet dhe shkarkimet e ambasadorëve bëhen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të kryeministrit të vendit. Këto emërime dhe shkarkime janë bllokuar prej kohësh, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. /Start/

                                                                                             2012-04-30 08:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›