E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: EULEX-i afron Kosovën me BE-në

Misioni i Bashkësisë Evropiane në zbatimin e ligjit në Kosovë (EULEX) është duke u shtrirë dhe është gati të përmbush mandatin nëpër gjithë vendin. Ky është një hap i rëndësishëm në vendosjen e zbatimit të një ligji të vetëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, i cili do të afrojë më shumë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkësisë Evropiane, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband.Një përbërës vital në suksesin e kësaj pune, sipas Milibdandit, është përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës të punojë me EULEX-in, shtrirjen e shpejtë të të cilit e ka kërkuar Kosova. "Unë e mirëpres gjithashtu përkushtimin kosovar që t'i merr parasysh brengat e serbëve dhe komuniteteve tjera minoritare", ka deklaruar ai.Deklarata e Këshillit të Sigurimit të KB-së për Kosovën e datës 26 nëntor, dhe konfirmimi i sotëm nga ana e presidentit Boris Tadiq bërë përfaqësuesit të lartë të BE-së, Javier Solana, se synon ta përkrahë shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën, janë lajme të mira, ka vlerësuar Miliband.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›