E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Botës, Franca i trembet Irlandës

Autori i Lajmit: Redaksia
Janë afruar ndeshjet e Play-off-it për të përcaktuar 4 skuadrat që do t’u bashkangjiten kombëtareve të tjera të Afrikë 2010. Franca e Rajmond Domenekut do të përballet këtë të shtunë në Dublin me përballë Irlandës së Xhovani Trapatonit, në takimin e parë midis tyre për një biletë në Afrikën e Jugut. Yjet e Francës, Joan Gurkuf dhe Karim Benzema, pranuan se ata ndiejnë frikë nga përballja me Irlandën në play-off-in për Kupën e Botës 2010. Irlanda bëri një paraqitje të mirë në grupin e saj, duke qenë dy herë shumë afër fitores me kampionen në fuqi të botës, Italinë. “Është një ndeshje për jetë a vdekje dhe unë e shikoj sfidën si shumë tërheqëse, dhe nëse do të tregohesha i ndershëm, ndjej pak frikë”, - tha ylli i Bordosë, 23-vjeçari Gurkuf, i cili në vitet e fundit është shndërruar në një lojtar kyç të Francës së Domenekut. “Gjithsesi, e shoh këtë ndeshje si shansin për të rivendosur besimin e fansave dhe medieve, të cilat janë kundër nesh. Ne duhet të jemi pozitivë rreth ekipin tonë kombëtar dhe tifozët do të jenë pas nesh aq gjatë sa ne do t’u japim diçka atyre”. Mesfushori i Bordosë tha gjithashtu se ai ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën. Joan ka shkëlqyer për kampionin e Francës, që kur u largua nga Milani vitin e kaluar, por ai thotë se ka një ambicie tjetër përtej klubit francez. “Barcelona sigurisht! Në 10 ose 15 vitet e kaluara ky ekip ka qenë më i afërt me futbollin tim ideal. Është mrekulli që ata e konfirmuan stilin e tyre me fitore në Ligën e Kampioneve”, - ka thënë Gurkuf. “Të gjithë lojtarët në këtë ekip duhet të jenë më se të kënaqur që luajnë një futboll të tillë së bashku. Është ekipi më i mirë për momentin. Ende jam larg për të qenë i gatshëm të luajë për Barcelonën, veçanërisht me mesfushën e tyre aktuale... Por, po, jam i afërt me stilin e lojës së tyre”, - ka shtuar francezi. Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema shtoi: "Le të jemi realistë. Gjendja e ekipit tonë Kombëtar nuk aq e shkatërruar siç e pikturojnë disa. Ne kemi më shumë lojtarë të talentuar se në shumicën e vendeve. Nëse ne do të jemi të përqendruar ne do të bëjmë më të mirën e Francës kundër Irlandës. “Ne kemi diçka për t’u provuar kritikëve tanë dhe kjo na jep më shumë motivim. Gjatë kohës sime te Milani dëgjova shumë për Trapatonin dhe se çfarë trajneri i zgjuar është ai. Gjithkush thotë se ai është një dhelpër e vjetër e regjur. Unë parashikoj një ndeshje të vështirë dhe jo gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e parë”.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›