Kombëtarja sot në Estoni për miqësoren

Sot Kombëtarja Shqiptare do të udhëtojë drejt Estonisë ku do të nisë nesër edhe ditët e grumbullimit në kryeqytetin Talin ku do të përgatiten për miqësoren e së shtunës kundër vendit Balltik. Pasdite lojtarët e kampionatit shqiptar së bashku me trajnerin Kuzhe do të lënë vendin tonë për të zbarkuar në tokën estoneze. Ndërsa aty më pas do të grumbullohen të gjithë lojtarët e tjerë që luajnë me skuadra të ndryshme Europiane. Seancat stërvitore Kuzhe dhe lojtarët do t'i fillojnë nesër ku do të zhvillohen dy të tilla një paradite në orën 10:00 dhe tjetra pasdite në orën 16:30. Kjo miqësore do t'i shërbejë trajnerit Kroat që të përgatitet më mirë me skuadrën që drejton për Europianin e vitit 2012-të.