Mbeten të forta marrëdhëniet Izrael -SHBA
Në fillim të korrikut, ushtria izraelite tha se kishte testuar me sukses një sistem i cili mund të rrëzojë raketat që vijnë drejt Izraelit.
I quajtur “Kubeja e Hekurt”, sistemi synon të mbrojë vendbanimet izraelite nga raketet e hedhura prej Libanit ose Gazës.
Administrata amerikane po i kërkon Kongresit të miratojë fondin prej 205 milion dollarësh për të mbështetur Kubenë e Hekurt, një tjetër shembull ky i bashkëpunimit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Andrew Shapiro, ndihmës sekretar i shtetit për çështjet politike-ushtarake, thotë:
“Hezbollahu ka grumbulluar dhjetëra mijëra raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi përgjatë kufirit verior të Izraelit. Hamasi ka disa të tilla në Gazë. Edhe nëse këto nuk janë aq të sofistikuara përbëjnë një rrezik të madh.”
Sistemi Kubeja e Hekurt do të ndihmojë në neutralizimit e kërcënimeve të Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Dy grupet e armatosura islamike kanë bombarduar Izraelin me raketa në të kaluarën, duke nxjerrë në pah një dobësi strategjike të Izraelit.
SHBA po ashtu po i jep Izraelit qindra miliona dollarë për sisteme kundër-raketave, për mbrojtje kundër raketave me rreze të gjatë veprimi dhe kundër raketës balistike Shahab të Iranit.