SHBA-ja me plane për sulme kundër Iranit
SHBA-ja ka të gatshëm një plan për sulme ushtarake kundër Iranit, tha shefi i Shtabit të bashkuar të shefave të ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullen.
"Opsioni ushtarak ka qenë dhe mbetet mbi tryezë dhe padyshim është një nga opsionet që ka presidenti. Dua të theksoj se shpresoj që nuk do të arrijmë në këtë fazë, por është një mundësi e rëndësishme dhe që është kuptuar mirë", tha Mullen.
Ai shtoi se si opsioni i sulmit dhe ai i një Irani që zotëron armë bërthamore janë shqetësuese.
“Ka pasoja të paparashikueshme nga të dyja skenarët, në këtë pjesë jashtëzakonisht të paqëndrueshme të botës”, tha admirali amerikan në një intervistë për rrjetin televiziv NBC.
Mullen u shpreh edhe rreth publikimit të dokumenteve të fshehta nga ana e faqës në internet, Wikileaks, duke thënë se jetë ushtarësh janë vënë në rrezik si rezultat i kërcënimeve nga ekstremistët talebanë, se do të vënë në shënjestër afganët që përmenden në dokumente si agjentë të forcave të koalicionit.
Faqja elektronike Wikileaks publikoi muajin e kaluar dhjetëra mijëra dokumente të fshehta mbi Afganistanin. Admirali Mullen e cilësoi këtë fakt si një ngjarje e paprecedent në përmasat e saj.